×
  • Lajme
  • -->
    Lajme

    Presidenti i vendit: Rrini në shtëpi

    Reporteri
    24 Mars 2020 | 11:13

    Pas vendimit të Qeverisë Kurti për kufizimin e lëvizjes së qytetarëve dhe automjeteve, Presidenti i vendit, Hashim Thaçi në një konferencë për media ka deklaruar se ky vendim është antikushtetues.


    Thaçi  u ka bërë thirrje qytetarëve që të lënë anash agjendat politike, dhe të qëndrojnë në shtëpi në mënyrë që të mbrojnë shëndetin e tyre dhe të familjarëve të tyre, ani pse vendimin e mbrëmshëm të qeverisë e ka konsideruar antikushtetues, shkruan Reporteri.net.

    “Duke qëndruar në shtëpi ju ruani shëndetin tuaj dhe atë të familjarëve tuaj. Mesazhi kryesor për ju qytetar është dëgjoni me kujdes rekomandimet e Institutit. Këto rekomandime janë përtej cdo agjende politike, janë rekomandime për jetën tonë. Mënyra më e mirë është rrini në shtëpi, mos bëni lëvizje pa nevojë. Rrini në shtëpi me të dashurit tuaj. Disiplina dhe sakrifica juaj duke qëndruar në shtëpi ruani shëndetin tuaj dhe të familjarëve tuaj. Rini në shtëpi, nuk është koha për agjenda politike, por mbi të gjitha për shëndetin qytetar”, ka thënë Thaçi.

    Ndryshe, sipas Presidentit të vendit, vendimi i mbrëmshëm i Qeverisë, ka provokuar rrethanë të re të paqartësisë dhe pritjes, ku shumë qytetarë sot kanë qenë të detyruar që me mëngjes të dalin të furnizohen me ushqim duke shkaktuar tollovi.

     

     

    Reporteri.net

    Shpërndaje:
    -->
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!