×
  • Lajme
  • Lajme / Deklarata e tij

    Presidenti kroat në prani të Osmanit: Kosova filloi me mbështetje të madhe ndërkombëtare, tash ajo ka humbur

    Reporteri
    04 Gusht 2024 | 23:13

    Presidentja Vjosa Osmani me ftesë të presidentit kroat Zoran Milanoviq po qëndron në Kroaci, ku sot është shënuar përvjetori i një beteje të ushtarëve kroatë kundër ushtrisë otomane.

    Para Osmanit, presidenti kroat e quajti Kosovën vend mik. Ai tutje konstatoi se Kosova e ka humbur mbështetjen që e ka pasur dikur.

    Për dallim nga Kroacia që presidenti kroat thotë se e filloi vështirë, Kosova e kishte nisur mirë, por mbështetja më pas është zhdukur, ka raportuar index.hr.

    “Ne filluam vështirë, na mbronin pak njerëz të mirë dhe në fillim nuk kishim ndihmë. Të gjithë ata aleatë dhe miq qëndronin duarkryq. Kosova filloi ndryshe, me një mbështetje të madhe që ndërkohë humbi dhe u zhduk. Dhe tani janë lënë në mëshirën e vet. Pesë anëtare të BE-së dhe NATO-s nuk e kanë njohur. Prandaj ajo ( Osmani), është sot këtu mysafirja ime dhe prandaj kjo është, përveç festimeve dhe ditëve tona të krenarisë dhe lavdisë, edhe një homazh dhe njohje për shtetin tonë mik”, ka thënë ai. /Gazeta Express

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!