×
  • Lajme
  • Lajme

    Presidenti mban konferencë në ora 11:00, nuk dihet arsyeja

    Reporteri
    07 Shtator 2020 | 10:24

    Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi ka thirrur konferencë për media sot në ora 11:00, shkruan Reporteri.net.


    Kjo është bërë me dije përmes një njoftimi nga Presidenca. Por ata nuk kanë njoftuar se për çfarë do të flasë presidenti në këtë konferencë.

    “Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, sot (07.09.2020), në orën 11:00 mban konferencë për media”, thuhet në njoftim.

    Konferenca do të mbahet në hyrje të presidencës.

    Kujtojmë se presidenti Thaçi pas marrëveshjes për ekonomi që u nënshkrua të premten në Washington ndërmjet Kosovës dhe Serbisë me ndërmjetësimin amerikan, është deklaruar vetëm përmes rrjeteve sociale.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!