×
  • Lajme
  • Lajme

    Presidenti niset për Tiranë, do të takohet me Metën dhe Mogherinin

    Reporteri
    08 Maj 2019 | 11:48

    Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka udhëtuar për në Tiranë, ku do të marrë pjesë në samitin e liderëve të Procesit të Brdo-Brijunit.


    Sot në Tiranë, presidenti Thaçi do të zhvillojë takim bilateral me presidentin e Shqipërisë, Ilir Meta.

    Po ashtu, presidenti Thaçi sot do të takohet edhe me përfaqësuesen e lartë për Politikë të Jashtme të BE-së, Federica Mogherini, me të cilën do të bisedojë për perspektivën evropiane të Kosovës dhe për procesin e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

    Deri tani nuk është bërë e ditur nëse presidenti kosovar do të ketë takim me presidentin serb, Aleksandar Vuciq, mirëpo edhe ai do të jetë në Tiranë, transmeton Reporteri.net.

    Ndryshe, Lëvizja Vetëvendosje ka paralajmëruar protestë për ardhjen e presidentit serb dhe presidentit serb të Bosnjës në Tiranë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!