×
  • Lajme
  • Lajme

    Presidenti përsërit edhe pas takimit me gjermanët dhe francezët: Taksa mbetet

    Reporteri
    03 Qershor 2019 | 11:20

    Presidenti Hashim Thaçi sërish potencoi se “dialogu duhet të vazhdojë pa kushtëzime dhe se tarifat duhet të mbeten në fuqi”.


    Këto komente ai i bëri pas takimit me delegacionin gjermano-francez, me të cilët diskutoi për takimin në Paris, në mes të përfaqësuesve të shtetit të Kosovës dhe të shtetit të Serbisë.

    Thaçi tha se mirëpret angazhimin dhe përpjekjet e presidentit Macron dhe kancelares Merkel për të ndihmuar rifillimin e procesit të dialogut nën udhëheqjen e Bashkimit Evropian

    Ai gjithashtu kërkoi që qytetarët e Kosovës të mos mbahen të izoluar padrejtësisht dhe të mos trajtohen si qytetarë të dorës së dytë.

    “Kosova nuk do të pranojë kritere tjera për liberalizimin e vizave, sidomos jo në formë të kërkesave për tarifat apo asociacionin”.

    Në fund, presidenti Thaçi u shpreh se Kosova mbetet e përkushtuar për dialogun që duhet të përfundojë me marrëveshjen paqësore gjithëpërfshirëse, e cila do të sjellë njohjen reciproke mes Kosovës dhe Serbisë, si dhe anëtarësim të Kosovës në Kombet e Bashkuara.

    Ndryshe, presidenti Thaçi në fillim kishte thënë se taksa duhet të largohet meqë këtë e kërkon Amerika dhe shtetet e BE-së, por më pas u pozicionua pro taksës, duke deklararuar se “nuk kishte thënë kurrë se është kundër”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!