×
  • Lajme
  • Lajme

    Presidenti shqiptar, Ilir Meta shkon për ngushëllime tek familja Abazi

    Reporteri
    04 Dhjetor 2019 | 13:59

    Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta, po qëndron sot në Kosovë. Në një organizim të përbashkët me kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinajn, kreu i shtetit shqiptar ka ndarë medalje për të gjithë ushtarët e FSK-së të cilët i dolën në ndihmë zonave të prekura nga tërmeti shkatërrues i 26 nëntorit.


    Meta gjatë ditës ka shkuar për ngushëllime edhe në familjen Abazi në Livoç të Gjilanit, dy djemtë e së cilës Isa dhe Shemsi Abazi ishin në mesin e viktimave të tërmetit shkatërrues në Shqipëri, shkruan Reporteri.net.

    Në familjen Abazi, Meta ka qenë i shoqëruar edhe nga kryeministri në detyrë i Kosovës, Ramush Haradinaj dhe ambasadori i Kosovës në Shqipëri, Nait Hasani.

    Kujtojmë se Isa dhe Shembsi Abazi ishin në mesin e  51 viktimave të tërmetit që goditi Shqipërinë mëngjesin e 26 nëntorit. Trupat e tyre u nxorën nga gërmadhat e hotelit ku ishin duke qëndruar, një ditë pas tërmetit.

    Kujtojmë se Qeveria shqiptare javën e kaluar ka 16 mijë euro për ta ndihmuar familjen Abazi. /Reporteri.net

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!