×
  • Lajme
  • Lajme

    Presidenti shumë i ashpër me Kurtin: Ai është njeriu më i lumtur për Gjykatën Speciale, refuzoi UÇK-në e bashkëpunoi me Serbinë

    Reporteri
    15 Tetor 2020 | 21:41

    Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi si asnjëherë më parë ka qenë i ashpër me liderin e opozitës në Kosovë, Albin Kurti. Ai ka thënë se do të vije koha kur do të shpaloset e vërteta për rolin e tij anti Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, transmeton Reporteri.net.


    Ai ka thënë se Albin Kurti është njeriu më i lumtur për themelimin e Gjykatës Speciale. Albin Kurti ka kënduar si bylbyl te Serbia dhe vazhdon ta bëjë edhe sot, ka thënë Thaçi.

    “Nuk merrem me lajthitjet e z.Kurti, që më vjen keq që nuk ka as shokë të burgut, as shokë të luftës dhe nuk ka as çka me marrë as çka me dhënë sepse nuk ka qenë kurrë pjesë e asnjë rezistence as për liri as për pavarësi, me përjashtim që u është dorëzuar autoriteteve të Serbisë dhe ka refuzuar që të jetë pjesë e UCK-së, dhe pastaj është dorëzuar dhe pranimin e bashkëpunimin me drejtorin e burgut Tajfunoviq ai e di shumë mirë se unë e di”, ka thënë ai në DebatPlus në RTV Dukagjini.

    Ai ka thënë përderisa shqiptarët e tjerë mbyteshin në Dubravë dhe burgjet e tjera anë e kën Serbisë, Albin Kurtoi ka bashkëpunuar me drejtorin e burgut serb.

    “Prandaj nga momenti i dorëzimit të drejtori i burgut dhe organizmi i konferencës së mediave për z.Kurti kur të tjerët mbysnin me dhunë siç ka ndodhur me shokët tonë në Dubravë. Është i nijeti në shërbim të së keqes. Ka qenë gjithmonë, çdo veprim e ka bërë në kundërshtim me vullnetin e njerëzve në Kosovë. Është njeri që e ka quajtur NATO-në okupatore, që ka qenë kundër shpalljes së pavarësisë dhe që e ka dëmtuar liberalizimin e vizave me dhunë”, shtoi ai.

    Ai ka thënë se shpifjet e Kurtit në Kuvend u kanë sjellë telashe shumë njerëzve në Kosovë.

    “Sa i përket bashkëpunimit ai nuk duhet të shqetësohet pse njerëzit e Kosovës bashkëpunojnë me drejtësinë. Shpifjet që ia i ka bërë në parlamentin e Kosovës dhe njerëzit janë ballafaquar me pyetje të ndryshme poshtë e lartë. Duhet ta vrasë ndërgjegjja për jo moralin e sjelljes së tij. Unë mendoj që janë lajthitje të kota dhe janë frustruese. Sa i përket intervistimit tim nëse dikush ka shkuar hapur sikur unë me media katër ditë e e di di q ë mund të jetë i shqetësuar se e vërteta del në shehsh pastaj do të ndjehet i turpëruar edhe para fëmijëve të vet, ai e din. Do të vije koha që ta shpalosim rolin e tij destruktiv anti-UCK. Gjërat që i thotë ai përsërit Vuçiq , Daciq dhe Drecun. Madje e ka tejkaluar edhe kryeprokurorin e Serbisë”, tha Thaçi.

    https://www.facebook.com/reporteri/videos/379752316490446

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!