×
  • Lajme
  • -->
    Lajme

    Presidenti Thaçi dhe Sami Lushtaku drekë në kullën e Ymer Imerit

    Reporteri
    29 Dhjetor 2019 | 21:00

    Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, i shoqëruar edhe nga ish-komandanti i Zonës Operative të Drenicës, Sami Lushtaku, sot kanë drekuar në kullën e Ymer Imerit në Drenicë.


    Ymer Imeri është vëllai i Heroit të Kosovës, Haki Imerit, ish-aktivist i Lidhjes Demokratike të Kosovës.

    Fotografinë e përbashkët të Thaçit dhe Lushtakut me familjen Ymeri në kullën e Ymer Imerit në fshatin Vojnik të Skenderajt, e ka publikuar Shpend Imeri, i cili si duket është anëtar i kësaj familjeje. /Reporteri.net/.

    https://www.facebook.com/photo.php?fbid=1818016195008810&set=a.113117342165379&type=3

    Shpërndaje:
    -->
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!