Presidenti Hashim Thaçi para intervistimit nga Prokuroria e Gjykatës Speciale në Hagë është deklaruar për medie, shkruan Reporteri.net.
Ai ka thënë se historia nuk mund të rishkruhet dhe se është gati të përballet me të gjitha sfidat.
“Sot, jam i gatshëm të përballem me sfidat e reja me sukses, për djalin tim, për familjen dhe popullin tim. Unë besoj në të vërtetën dhe në liri Askush s’mund ta rishkruajë historinë, ky është çmimi për lirinë.”, ka thënë ai.
Derisa ai po deklarohej, dhjetëra shqiptarë që jetojnë në Hagë dhe në diasporë janë mbledhur para objektit të dhomave të specializuara, ku me pankarta në duar kanë shprehur protestën e tyre kundër Gjykatës Speciale.
Thaçi më tej ka thënë se ai beson në paqe, drejtësi e marrëdhënie të mira fqinjësore.
“Kosova është një histori suksesi dhe unë jam shumë krenarë”, tha ai.
Prokuroria e Hagës ka njoftuar javë më parë se e ka dorëzuar aktakuzën ndaj Thaçit dhe KadriVeselit nën dyshimet për krime lufte. /Reporteri/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.