Presidenti, Hashim Thaçi ka marrë vendim që t’i shpallë heronj të gjithë pjesëtarët e Policisë së Kosovës të rënë në detyrë.
Këshilltari i kreut të shtetit për siguri, Bashkim Smakaj, në shënimin e 21-vjetorit të themelimit të Policisë së Kosovës, e ka bërë të ditur vendimin e Thaçit.
Presidenti bazuar në kompetencat kushtuese që ka, me dekret presidentcial i shpallë heronj të gjithë pjesëtarët e Policisë së rënë në detyrë”.
Përderisa vet presidenti Thaçi ka nisur ditën me një dedikim për Policinë e Kosovës, me rastin e 21-vjetorit të themelimit.
Përmes një statusi në rrjetin social Facebook, ai është shprehur mirënjohës ndaj tyre, për punën dhe angazhimin në këto 21 vjet.
“Faleminderit afër 19 mijë pjesëtarëve të Policisë së Kosovës – të uniformuar dhe civilë, për punën dhe angazhimin e tyre në këto 21 vjet”, shkruan Thaçi, mesazh të cilin e ka shoqëruar me një fotografi.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.