×
  • Lajme
  • Lajme

    Presidenti Thaçi ia uron humbjen Erdoganit

    Reporteri
    02 Prill 2019 | 13:49

    Presidenti kosovar, Hashim Thaçi, ka telefonuar presidentin turk Recep Tayip Erdogan, menjëherë pas rezultateve në zgjedhjet lokale.

    Siç kanë thënë zyra e Komunikimit të Presidencës turke, Thaçi i ka telefonuar Erdoganit për ta uruar për rezultatin e zgjedhjeve, ani pse rezultati nuk është aq në favor me humbjen e qyteteve kryesore, shkruan Reporteri.net.

    Se presidenti Thaçi ka diskutuar në telefon me presidentin Erdogan, e konfirmon edhe agjencia e lajmeve “Anadolu Agency”, e cila tregon se të njëjtën  gjë e kanë bërë edhe krerë të tjerë shtetesh.

    Sidoqoftë, Thaçi nuk ka njoftuar për këtë urim, ndonëse radhë të tjera i konfirmonte bisedat me publikime në Facebook.

    Ndryshe, ani pse mori urime, Erdogan ka pësuar humbjen më të madhe që prej kur është në pushtet, duke humbur qendrat kryesore turke.

    Ankaraja, Stambolli, Izmiri e Antalya, janë qytetet që Erdogan pësoi humbje, duke shënuar kështu thyerjen e parë të pushtetit të tij./Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!