×
  • Lajme
  • Lajme

    Presidenti Thaçi ishte në aeroplan në momentin kur u publikua aktakuza e Speciales

    Reporteri
    24 Qershor 2020 | 17:35

    Në momentin kur Zyra e Prokurorit Special bëri të ditur se ndaj presidentit Hashim Thaçi është ngritur aktakuzë, i pari i vendit ishte në ajër.


    Presidenti ishte nisur për në Washington që para disa orësh dhe po vazhdon të udhëtojë, shkruan Reporteri.net.

    Këtë gjë e ka konfirmuar gazetari i The Guardian për Evropën, Shaun Walker.

    “Thaçi është aktualisht në fluturim për në ShBA, për takimin e së shtunes në Shtëpinë e Bardhë. Ai ndodhej rrugës kur doli njoftimi për akuzat për krime lufte ndaj njerëzimit. Kështu më kanë thënë”, ka thënë gazetari.

    Sidoqoftë, askush nga zyra e Thaçit ende nuk është deklaruar për këtë çështje, pasi edhe ata ndodhen në udhëtim për në Amerikë.

    Reporteri.net shkruajti më herët se aktakuza ndaj presidentit Thaçi dhe kryetarit të PDK-së, Kadri Veselit, ishte dorëzuar më 24 prill por u bë publik dy muaj më vonë.

    Ndryshe, Thaçi dhe Veseli po akuzohen se janë përgjegjë për vrasjen e rreth 100 personave serbë, shqiptarë dhe romë, duke përfshirë edhe vrasjet politike./Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!