×
  • Lajme
  • Lajme

    Presidenti Thaçi kujton Agim Ramadanin: Njëri prej strategëve më të mirë të UÇK-së

    Reporteri
    11 Prill 2020 | 11:19

    Presidenti i vendit Hashim Thaçi e ka përkujtuar heroin Agim Ramadani në 21 vjetorin e rënies së tij.


    Sipas tij, Agim Ramadani ka qenë njëri prej strategëve më të mirë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

    Postimi i plotë:

    Sot, 21 vjet pas rënies heroike, me respekt të thellë e kujtojmë Agim Ramadanin, njërin prej strategëve më të mirë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

    “Katana” dhe bashkëluftëtarët e tij me vullnet të pathyeshëm dhe trimëri të rrallë luftuan përballë ushtrisë serbe dhe thyen kufirin shqiptaro-shqiptar.

    Falë sakrificës së djemve dhe vajzave më të mira të vendit tonë, të burrave dhe grave, të martirëve dhe gjithë rezistencës qytetare, sot Kosova është shtet i lirë, sovran dhe demokratik. HTH

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!