Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, pasi që ka marr lajmin për vdekjen e dy personave nga koronavirusi në Kosovë, u ka shprehur ngushllime familjeve.
Thaçi tutje ka shkruar se me keqardhje ka marr lajmin për vdekjen e dy personave si pasoj e virusit, shkruan Reporteri.net
Teksa u ka bërë thirrje qytetarëve të vazhdojnë t’i rrespektojnë rekomandimet e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike.
“Me keqardhje mora lajmin për vdekjen e dy qytetarëve tanë, si pasojë e virusit COVID19, në orët e hershme të mëngjesit të sotëm. U shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjeve dhe të afërmve të tyre. Beteja kundër pandemisë nuk ka përfunduar. Vazhdoni t’i respektoni rekomandimet e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike dhe vazhdoni të qëndroni në shtëpitë tuaja. Ruani veten dhe familjet tuaja. Kështu e ndihmoni edhe personelin shëndetësor. HTH #RriNshpi”, ka shkruar Thaçi.