×
  • Lajme
  • Lajme

    Presidenti Thaçi nga nesër i kthehet punës me orar të plotë, shërohet plotësisht nga gurët në veshkë

    Reporteri
    29 Prill 2020 | 16:52

    Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, sot i ka pranuar rezultatet e analizave të fundit, pas intervenimit kirurgjik endourologjik që kishte në Klinikën e Urologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.


    Në rezultatet e këtyre analizave konfirmohet që presidenti Thaçi e ka eliminuar tërësisht problemin e gurit në veshkë, thuhet në një njoftim të presidencës.

    Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, nga nesër do t’i kthehet punës me orar të plotë në zyrën e tij.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!