×
  • Lajme
  • Lajme

    Presidenti Thaçi nuk është kthyer mbrëmë në Kosovë, raportohet se ndodhet në Vjenë të Austrisë

    Reporteri
    26 Qershor 2020 | 11:53

    Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi nuk është kthyer ende në Kosovë.


    Radio Evropa e Lirë raporton se ai ndodhet në Austri dhe se po shqyrtohen mundësitë e kthimit të tij në Kosovë, transmeton Reporteri.

    Rel raporton se Thaçi është në Vjenë dhe se mundësitë për kthimin e tij po merren parasysh, pasi aeroporti në Prishtinë është ende i mbyllur për shkak të pandemisë.

    Kujtojmë se pak minuta më parë, presidenti Thaçi ka reaguar përmes rrjeteve sociale pas propozimit të Prokurorisë së Specializuar për ngritje të aktakuzës ndaj tij dhe kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli.

    Përmes profilit të tij në instagram, presidenti Thaçi është shprehur shkurt se askush nuk mund ta rishkruajë historinë e Kosovës, duke ia bashkangjitur një foto të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!