I pari i shtetit, Hashim Thaci raportohet se momentalisht është në takim me kryetarin e AKR’së, Behgjet Pacollin.
Ky takim i presidentit të vendit me kreun e AKR’së vjen pas paraqitjes që Thacit para mediave, ku foli për aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese, që sot gjatë ditës është publikuar i plotë.
AKR’ja në anën tjetër ka bërë të ditur se nuk do të jetë pjesë e qeverisë të re, por, që do të votojnë Avdullah Hotin për kryeministër.
Klan Kosova ka publikuar pamje nga takimi që po mbahet në njërin nga hotelet e kryeqytetit në pronësi të familjes Pacolli.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.