×
  • Lajme
  • Lajme

    Presidenti Thaçi për vrasjen e 7 vjeçarit: E rëndë, ka tronditur Kosovën dhe Zvicrën

    Reporteri
    22 Mars 2019 | 14:29

    Presidenti kosovar, Hashim Thaçi, ka ndarë dhimbjen me familjen e viktimës vetëm 7 vjeçe, që u vra me thikë në Zvicër.

    Ai e ka cilësuar si makabre vrasjen e tij, duke thënë se ka tronditur opinionin në Kosovë dhe Zvicër, shkruan Reporteri.net.

    “Vrasja makabre e shtatëvjeçarit në Bazel, ka tronditur gjithë opinionin në Kosovë dhe Zvicër. Në këto momente shumë të rënda, ndaj dhimbjen me familjen e Mergimit. E gjitha Kosova dhe Zvicra do të lutet për të!”, ka thënë presidenti.

    Ndërkohë, më herët ka reaguar edhe kryeministri Haradinaj dhe politikanë të tjerë, duke ndarë dhimbjen me familjen kosovare që jeton në Zvicër.

    Sidoqoftë, Prokuroria e shtetit zviceran ka thënë sot se gruaja që dyshohet se vrau 7 vjeçarin me thikë, ka mundësi të ketë probleme mendore./Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!