×
  • Lajme
  • Lajme

    Presidenti Thaçi përfundoi trajtimin mjekësor në Klinikën Urologjike, kthehet në shtëpi

    Reporteri
    20 Prill 2020 | 11:54

    Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, pas trajtimit mjekësor të marrë në Klinikën Urologjike të QKUK-së është liruar dhe është kthyer në shtëpinë e tij.


    “Pas shqetësimeve të para, presidenti Thaçi sot në mëngjes kishte shkuar në Emergjencën e QKUK-së dhe me rekomandimin e personelit mjekësor profesional ishte drejtuar në Klinikën e Urologjisë, ku i ka bërë analizat dhe ka marrë trajtimin për dhimbjet që shkaktojnë gurët në veshkë. Presidenti i Republikës së Kosovës e falënderon gjithë personelin e Qendrës Klinike dhe Universitare të Kosovës për kujdesin e treguar”, thuhet në njoftimin e Presidencës.

    Presidenti kishte pasur shqetësime nga gurët në veshkë, dhe sot kishte shkuar për një kontroll në Emergjencën e QKUK-së dhe më pas ishte shtrirë në Klinikën e Urologjisë, ku ishte trajtohet nga personeli mjekësor.

    Gjendja shëndetësore e Presidentit kishte qenë stabile gjatë gjithë kohës së trajtimit. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!