×
  • Lajme
  • Lajme

    Presidenti Thaçi pret sot në takim Kurtin

    Reporteri
    01 Prill 2020 | 7:59

    Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, sot do të takohet me presidentin Hashim Thaçi.


    Ai këtë e ka konfirmuar mbrëmë, duke thënë se ka qenë sugjerimi i këshilltarëve ligjorë që ta takojë Thaçin.

    “Unë ja kam dhënë detyrë këshilltarëve ligjore, sidomos atyre në aspektin kushtetues që ta vlerësojnë ftesën e presidentit. Sugjerimi i tyre është që unë të shkoj dhe unë do të shkoj nesër në takim si kryeministër në detyrë, që ta paraqes qëndrimin tim, qëndrimin tonë dhe duke mos e konsideruar si konsultim për qeveri, meqenëse do të ishte një lloj shkelje e kushtetuese se nuk ndodheni në një situatë paszgjedhore”, tha Kurti, mbrëmë në KTV, shkruan Reporteri.net.

    Kujtojmë se Thaçi ftesën e parë për takim ia ka bërë Kurtit, ku siç shkruhet në të ora e pritjes në Kabinetin e Presidentit është ora 10:00 e ditës së mërkurë.

    Gjysmë ore më pas Kurit, termini i orës 10:30 është i rezervuar për kreun e LDK-së, Isa Mustafa.

    E menjëherë pas Mustafës i vjen radha kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli, i cili do të pritet nga Presindenti në orën 11:00. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!