Presidenti Hashim Thaçi thotë se ideja e korrigjimi të kufijve është e tij dhe ai është angazhuar edhe në Samitin e Berlinit për këtë.
“Është qesharake të mendohet se ideja për përfshirjen e Luginës të jetë e Vuciqit apo ndokujt tjetër. Është fakt se në të gjitha regjistrimet e vizitave të udhëheqësve janë se unë kam thënë se do të angazhohem t’i bashkojë me Kosovën. Është ide e imja dhe jam angazhuar edhe në Berlin edhe kudo tjetër”, ka thënë Thaci në Klan.
Thaci në emisionin Opinion në Klan fillimisht ka thënë se korrigjimi nuk është shkëmbim i territoreve, pastaj thotë se këtë ide e kanë pasur edhe Presidenti Ibrahim Rugova e zyrtarë të tjerë të LDK-së.
“Dallimi i shkëmbimit të territoreve dhe idesimit për korrigjim kanë dallime shumë të mëdha. Unë nuk jam pajtuar, por këtë ide e ka propozuar presidenti Rugova, e më pas Rexhep Qosja dhe Nexhat Daci si akademik”, ka thënë Thaçi.
Thaçi tregon nëse ideja e korrigjimit të kufirit është e tij apo e Vuçiqit
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.