×
  • Lajme
  • Lajme

    Presidenti Thaçi: Tani është koha që Kosova të bëhet anëtare e OKB-së

    Reporteri
    24 Tetor 2020 | 13:37

    Presidenti Hashim Thaçi në ditën e Kombeve të Bashkuara ka thënë se është koha që Kosova të bëhet anëtare e OKB’së.


    Sot është dita e Kombeve të Bashkuara, ku edhe shënohet 75 vjetori i themelimit të Organizatës, kurse, Presidenti Thaçi ka thënë se në kohën kur njerëzimi po ballafaqohet me sfida të reja është momenti që tani Kosova të bëhet pjesë e Kombeve të Bashkuara.

    “Sot shënohet Dita e OKB-së. Ne, më shumë se çdo vend tjetër në botë, e dimë rolin dhe rëndësinë që kjo organizatë ka pasur në krijimin e paqes dhe stabilitetit në rajonin tonë.

    Roli i misionit të OKB-së ka qenë tejet i rëndësishëm në Kosovë, si në demokratizimin, ashtu edhe në ndërtimin e institucioneve, që më vonë e shpallën edhe pavarësinë. Ne i jemi mirënjohës OKB-së për punën e madhe që po bënë për promovimin e paqes, sigurisë dhe stabilitetit në Kosovë dhe gjithandej botës. Ndërsa, tani është koha që Kosova të bëhet anëtare e plotë e kësaj organizate”,  ka shkruar ai në Facebook.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!