×
  • Lajme
  • Lajme

    Presidenti Thaçi viziton familjen e Vasfije Krasniqit

    Reporteri
    03 Korrik 2020 | 20:24

    Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka qëndruar për një vizitë në familjen e të mbijetuarës së dhunës seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë, Vasfije Krasniqi Goodman.


    Thaçi përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka thënë se Vasfija me guximin e saj qytetar është shembull emblematik për të vërtetën, shkruan Reporteri.net.

    Tutje presidenti ka thënë se motrat dhe nënat tona u dhunuan vetëm pse ishin shqiptare.

    Krasniqi Goodman, është e para grua e mbijetuar nga dhuna seksuale gjatë luftës së vitit 1999 e cila foli publikisht për përjetimet  gjatë torturës seksuale gjatë luftës.

    Ajo jeton në Teksas të SHBA-ve  është martuar dhe nënë e dy fëmijëve.

    Vasfije Krasniqi Goodman ishte vetëm 16 vjeçare kur u dhunua  nga policët  serbë.

    Ky është postimi i tij i plotë:

    Në familjen e heroinës së gjallë Vasfije Krasniqi – Goodman, me vëllezërit e saj Nuhiun dhe Nafiun. Vasfija me guximin e saj qytetar është shembull emblematik për të vërtetën. Lutemi për përmirësimin e shëndetit të saj, që të mund të vazhdojë të jetë zëri i së vërtetës për rreth 20 mijë gra të dhunuara. Motrat dhe nënat tona u dhunuan vetëm dhe vetëm pse ishin shqiptare. Respekt për familjen që i qëndron në krahë! HTH

    https://www.facebook.com/HashimThaciOfficial/photos/a.606015099468853/3980311058705890/?type=3&__xts__%5B0%5D=68.ARArDpoj9DV_Cf1um6lx-2hUwPa2QWEbZd421qKv3wKrX0ScK-aoHAP-PjK7EVlo_fitDzwrvv5k4PeYQgRAQ_V0lvx6NveEIZKK5z4gF8YLnsdKM_vrB0tD-74tMGNY9jv-q0Ed4KTXmaOSXTpQTjayGGRG2p_mkzmC8cOrvXp2K5XOB0QZPS_rPEwhaT60bTDJYEJUWgxZin5pCi13R5y-2scTTXEnKiOEfh8H0_tr2CO1hoNyTIZT2IbkPJ3N7mvS9i9fNP0SLa6M6Rphir77sn-DetXP9FVdSWTPxCqcDFbI6Z4KcmRmn6B13A6RFnYK2FAAknZiXct6VkoufjXCO7HwATwdiWeCA-pz3XvvGKL22ufgqGQo&__tn__=-R

    /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!