×
  • Lajme
  • Lajme

    Presidentja e KE: BE mund të vendosë vaksinimin me detyrim për të gjithë Evropën

    Reporteri
    01 Dhjetor 2021 | 15:20

    Në një konferencë për shtyp, presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka deklaruar se mund të marrë në konsideratë vaksinimin e detyrueshëm për të gjithë Evropën, për shkak të variantit të ri me 32 mutacione, Omicron.

    “Në këtë situatë është e kuptueshme të flasim për vaksinim të detyrueshëm”, është shprehur presidentja e KE.

    Von der Leyen tha se 27 vendet anëtare të BE-së duhet të aprovojnë me shpejtësi dozat e treta dhe të mbështesin vendet që aplikojnë përkohësisht testet PCR para udhëtimit edhe brenda kufijve të bllokut.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!