×
  • Lajme
  • Lajme

    Presidentja e Parlamentit të Zvicrës viziton kompleksin memorial në Krushë të Madhe

    Reporteri
    12 Nëntor 2020 | 11:33

    Presidentja e Dhomave të Ulëta të Parlamentit të Zvicrës, Isabelle Moret, nën shoqërimin e deputetit zviceran, Mauro Tuena, si dhe ambasadorit të Zvicrës në Kosovës, Thomas Kolly, kanë vizituar Kompleksin Memorial të Kurshës së Madhe.


    Një gjë të tillë e ka bërë të ditur Ambasada e Zvicrës në Kosovë, teksa ka shtuar se presidentja parlamentare ishte e impresionuar me forcën dhe guximin e anëtarëve të familjeve të prekura nga lufta.

    “Presidentja e Dhomës së Ulët të Parlamentit Zviceran (Këshillit Kombëtar) Isabelle Moret e shoqëruar nga deputeti Mauro Tuena dhe ambasadori Thomas Kolly bënë homazhe në Kompleksin Memorial Krushë e Madhe për viktimat e konfliktit në Kosovë. Zonja Moret u impresionua nga forca dhe guximi i familjarëve të atyre që ende nuk u llogaritën dhe pranuan nga drejtësia”, thuhet në njoftim.

    Delegacioni zviceran, sipas njoftimit, u mirëprit nga bashkëthemelueset e kooperativës “Gratë e Krushës”.

    “Zvicra është krenare për punën që e bëjnë gratë e Krushës dhe e impresionuar nga cilësia e produkteve të tyre, të cilat eksportohen në Zvicër e më gjerë”, thuhet tutje.

    Ndryshe, përgjatë ditës së djeshme Kompleksin Memorial të familjes Jashari e vizituan edhe ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Nicholas Abbott, si dhe ambasadori i Italisë në Kosovë, Nicola Orlando.

    Që të dy premtuan mbështetje nga vendet e tyre ndaj Kosovës në të gjitha proceset e rëndësishme.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!