×
  • Lajme
  • Lajme / Zgjedhjet evropiane

    Presidentja e PE-së: Vitet në vijim do të jenë me shumë sfida për BE-në, demokracia është në rrezik

    Reporteri
    08 Qershor 2024 | 18:05

    Presidentja e Parlamentit Evropian Roberta Metsola ka votuar sot në zgjedhjet europarlamentare.

    E shoqëruar nga bashkëshorti i saj Ukko, Metsola nga Partia Nacionaliste u prit me brohoritje ndërsa një turmë e vogël u mblodh për ta përshëndetur.

    Metsola i kushtoi disa minuta mediave teksa iu kërkua të shpjegonte pritjet e saj për ditën e votimit. “Unë shpresoj që demokracia të fitojë,” u përgjigj ajo.

    Ajo foli për fushatën e Parlamentit Evropian për të inkurajuar votuesit e BE-së që të votojnë në ato që u përshkruan si zgjedhje vendimtare. Duke iu drejtuar mediave, Metsola nënvizoi: “Pesë vjetët e ardhshme do të jenë shumë të rëndësishme me shumë sfida për Bashkimin Evropian”.

    Kur u pyet se çfarë ishte në rrezik, ajo u përgjigj: “Demokracia është në rrezik”, pasi vuri në dukje fuqinë e elektoratit në drejtimin e bllokut.

    Metsola vuri në dukje se në ditët në vijim i gjithë fokusi do të jetë në formimin e mazhorancës në Parlamentin Evropian.

    Metsola po kërkon një mandat të dytë si presidente e Parlamentit Evropian.

    Rreth 373 milionë shtetas të 27 vendeve anëtare të Bashkimit Evropian do të mund të votojnë në zgjedhjet për Parlamentin Evropian, që do të mbahen më 6-9 qershor. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!