×
  • Lajme
  • Lajme

    Presidentja mban fjalim në foltoren me emblemën e UÇK-së, që e vendosi Ganimete Musliu

    Reporteri
    17 Shkurt 2023 | 11:57

    Me intonimin e himnit të Kosovës ka nisur seanca solemne e Kuvendit të Kosovës, e cila po mbahet për nder të 17 Shkurtit – Ditës së Pavarësisë.

    Në këtë seancë po marrin pjesë edhe presidentja, Vjosa Osmani, kryeministri Albin Kurti e presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj.

    Por para fillimit të seancës solemne për të shënuar përvjetorin e Pavarësisë, deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu ka vendosur emblemën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në foltoren e Kuvendit.

    Në fjalën e saj presidentja Osmani kërkoi unifikim të spektrit politik përballë atyre që siç tha ajo duan ta minojnë shtetësinë e Kosovë.

    Osmani: Dialogu me Serbinë e ka vetëm një epilog, njohjen reciproke

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!