×
  • Lajme
  • Lajme / Njoftimi

    Presidentja ndan Titullin “Nderi i Republikës” për të mbijetuarit e dhunës seksuale gjatë luftës

    Reporteri
    18 Prill 2025 | 16:14

    Presidentja Vjosa Osmani u ka ndarë Titullin “Nderi i Republikës”të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës, Vasfije Krasniqit, Shyhrete Tahirit dhe Ramadan Nishorit, shkruan Reporteri.net.

    Osmani ka thënë se të mbijetuarit u shndërruan në nderin e shtetit dhe kombit.

    “Sot, me krenarinë më të madhe, i ndava Titullin “Nderi i Republikës”, Vasfije Krasniqit, Shyrete Tahirit dhe Ramadan Nishorit. Duke përdorur aktin më mizor gjatë luftës, dhunimin seksual, regjimi i Millosheviqit mendoi se do të çnderonte mijëra viktima të luftës, por me guximin e tyre, të mbijetuarit u shndërruan në nderin e shtetit, nderin e kombit, NDERIN E REPUBLIKËS! 🇽🇰”, ka shkruar Osmani.

    Ndryshe, të hënën,  Ramadan Nishori ka rrëfyer në mënyrë publike përjetimin e dhunimit seksual gjatë kohës së luftës në shtator të vitit 1998, si 22 vjeçar.

    “Unë sot dua që njerëzit të më shohin si një njeri që kam kaluar nëpër shumë gjëra, jam munduar shumë. Por nuk jam thyer kurrë. Nuk dua që njerëzit të më shohin me keqardhje për dhunën që kam përjetuar, por me respekt si një njeri që ka luftuar shumë për të mbijetuar”, ka thënë ai.

    “Jam këtu që të mos mbetem rob i së kaluarës”, ka potencuar Nishori.

    Burri që i mbijetoi dhunës seksuale gjatë luftës: Nuk jam thyer kurrë

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!