×
  • Lajme
  • Lajme

    Presidentja: Nga Kosova në Japoni, shpirti i çlirimit dhe vendosmërisë së popullit tonë nuk shuhet kurrë

    Reporteri
    12 Qershor 2025 | 19:24

    Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka uruar Ditën e Çlirimit, nga Tokio ku gjendet për vizitë zyrtare.

    Osmani ka thënë se Dita e Çlirimit na kujton se çdo betejë për drejtësi është beteja e të gjithëve, pavarësisht se ku ndodhemi në botë.

    “Gëzuar Dita e Çlirimit, kësaj radhe nga Tokio! Nga Kosova në Japoni, shpirti i çlirimit dhe vendosmërisë së popullit tonë nuk shuhet kurrë. Kjo ditë na kujton se çdo betejë për drejtësi është beteja e të gjithëve, pavarësisht se ku ndodhemi në botë. Liria na bashkon – sot dhe përherë.”, ka shkruar ajo.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!