Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është bërë me këshilltar ushtarak.
Në njoftimin e lëshuar nga Zyra e Presidentes shkruan se FSK ka dërguar gjeneral brigade Sefer Isufin, anëtar i personelit ushtarak të shërbejë si këshilltar ushtarak i Presidentes.
“Gjeneral brigade Sefer Isufi ka përvojë të gjatë ushtarake dhe është i diplomuar në fushën e sigurisë në Kolegjin e Luftërave Tokësore, pastaj në Universitetin e Mbrojtjes së Turqisë, respektivisht Institutin për Komandim dhe Drejtim Strategjik të Forcave të Armatosura në Stamboll.
Përgjatë karrierës së tij në Ministrinë e Mbrojtjes dhe Shtabin e Përgjithshëm të Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjeneral Isufi ka realizuar detyra me përgjegjësi të lartë në hartimin e politikave dhe planeve të mbrojtjes, si dhe zbatimit të tyre në nivel strategjik dhe operacional”, thuhet në njoftim.
Presidentja Osmani, duke i uruar mirëseardhje Gjeneral Isufit, ka theksuar se përvoja e tij profesionale do te kontribuojë edhe më shumë në zhvillimin dhe zbatimin e politikave shtetërore në fushën e mbrojtjes dhe të sigurisë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.