Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka pritur sot në takim të rregullt ambasadorin amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier.
Në takim është folur për zhvillimet e fundit në dialogun Kosovë-Serbi, si dhe anëtarësimin në organizata ndërkombëtare duke shfrytëzuar momentumin e dialogut, shkruan gazeta online Reporteri.net.
Për më tepër, në komunikatën e Presidencës bëhet me dije se Presidentja Osmani bisedoi me ambasadorin Hovenier edhe për zhvillimet në rajon, si dhe përkushtimin për t’i përforcuar tutje raportet Kosovë-ShBA. /Reporteri.net/.
Komunikata e plotë:
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur sot në takim të rregullt ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeffrey Hovenier.
Në takim është biseduar për zhvillimet e fundit në vend dhe rajon, si dhe përkushtimin e përbashkët për bashkëpunim dhe koordinimin të vazhdueshëm në mes të institucioneve të Republikës së Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, me theks të veçantë në rëndësinë e avancimit tutje të raporteve bilaterale.
Në takim u diskutua edhe për zhvillimet e fundit në procesin e dialogut me Serbinë, si dhe momentumin e ri për anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare dhe forcimin e pozitës ndërkombëtare të saj.