Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, do të bojkotojë Lojërat Olimpike Dimërore në Pekin të Kinës, shkaku i shkeljes së të drejtave të njeriut nga autoritetet kineze.
Një bojkot të tillë të këtyre lojërave e kanë bërë edhe shtete të tjera si ShBA-ja, Australia dhe Britania e Madhe.
Këshilltari për Meida i presidentes Osmani, Bekim Kupina, tha për Gazetën Online Reporteri.net se Osmani mbështet vendimin e ShBA-së dhe homologëve tjerë.
“Presidentja Osmani mbështet vendimin e ShBA-ve për bojkotin diplomatik ndaj Kinës. Sikurse edhe homologët e saj nga ShBA-ja, Australia dhe Britania e Madhe, Presidentja Osmani shkaku i shkeljes së të drejtave të njeriut nga autoritetet kineze, do t`i bojkotoj Lojërat Olimpike Dimërore në Pekin.
Ky bojkot diplomatik, sikurse edhe i vendeve të tjera, nënkupton se ekipet garuese marrin pjesë në Lojëra, porse Presidentja e Kosovës do t’i bojktoj të gjitha ceremonitë dhe aktivitetet zyrtare për krerët e delegacioneve gjatë Lojërave Olimpike në Pekin”, ka thënë ai.
Ndryshe, Osmani mori pjesë në Lojërat Olimpike Verore të mbajtura në Tokio.
Lojërat Olimpike Dimërore Pekin 2022, do të mbahen në Pekin të Kinës, prej 4 -20 shkurt të vitit 2022.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.