Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, bashkë me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, kanë vizituar nga afër ushtarët e FSK-së dhe ata amerikanë dhe të kombeve të tjera të cilët po marrin pjesë në ushtrimin e quajtur “Defender Europe 2025”.
Osmani ka thënë se “Defedender 25″ është dëshmi e fuqishme e aleancës së palëkundur në mes të SHBA-së dhe Kosovës.
Ajo falënderoi gjeneralët amerikanë që trajnuan ushtarët e FSK-së.
“Dua t’i falënderoj gjeneralët nga SHBA që janë jo vetëm sot por kanë qenë një kohë të gjatë me ushtarët tanë, në trajnime, në përgatitje dhe në ushtrimet që i patën. “Defender 2025″ është dëshmi e aleancës së palëkundur ndërmjet Kosovës dhe SHBA-së”, tha Osmani.
Më 26 maj në Kosovë ka filluar ushtrimi i madh ushtarak ndërkombëtar “Defender Europe 2025”.
Nën udhëheqjen e ushtrisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ushtarët e FSK-së bashkë me ushtarë të dhjetëra vendeve të tjera do të kryejnë shumë lloje të trajnimeve ushtarake. /Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.