Presidentja e sapozgjedhur e Kosovës, Vjosa Osmani është betuar si presidente derisa ka deklaruar se është nder i madh për të që me vullnetin e qytetarëve t’’u drejtohet nga foltorja e Kuvendit në cilësinë e presidentes së sapozgjedhor.
Ajo tha se do të jetë presidente e të gjithëve, dhe se dera e saj do të jetë e hapur për pozitë e opozitë.
Ajo premtoj se do ta forcoj shtetin dhe do të mbrojë çdo pëllëmbë të tij.
“Do të forcoj shtetin tonë, Republikën e Kosovës, sundimin e ligjit, do të garaontoj mbrojtjen e lirive themelore, zotohem se do ta mbrojë çdo pëllëmbë të Republikës së Kosovës, do të angazhohem për ta garantuar pacenueshmërinë e sovranitetit të vendit”, tha Osmani, shkruan Reporteri.net.
Ajo tha se të gjithë së bashku do ta bëjnë Kosovën më të forte pasi është mëmëdheu ynë dhe tragjëgimia që do t’i lihet pas.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.