Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, ka folur për “non-paper” që kanë qarkulluar gjatë muajve të fundit, derisa thekson se të tilla dokumente janë të panevojshme.
Osmani në intervistën e saj për “Al Jazeera Balkans”, tha se ”non-paper” nuk do të jenë pjesë e dialogut.
”Ne dimë çfarë të bëjmë dhe dimë çfarë të shmangim, dhe një nga aventurat e rrezikshme që do të shmangim me çdo kusht është ajo që lidhet me ndryshimet e kufijve. Siç e dini, ne kemi qenë një zë i fortë i ideve dhe aventurave të tilla pasi ato do të destabilizonin jo vetëm Kosovën por tërë rajonin”.
“Është absolutisht jashtë diskutimit dhe një ide e tillë nuk do të jetë në tryezën e dialogut. Institucionet e reja të Kosovës që vijnë për zgjedhjet në 14 Shkurt kanë një mandat të qartë për të mos negociuar mbi çështjet e kufijve ose sovranitetin e Kosovës ose rregullimin e brendshëm”, ka thënë ajo.
Ajo ka thënë se një nga opsionet që do ta injorojnë tërësisht gjatë dialogut është ai i ndërrimit të territoreve.
”Ne do ta respektojmë plotësisht atë mandat. Për më tepër, unë do të doja të theksoja se këto letra nuk janë fare të rëndësishme. Ne duhet të kemi vetëbesim, sepse e dimë që kjo është një ide e rrezikshme, nuk kemi nevojë për një ‘non-paper’ për të na treguar se çfarë të bëjmë. Ne dimë çfarë të bëjmë dhe dimë çfarë të shmangim, dhe një nga aventurat e rrezikshme që do të shmangim me çdo kusht është ajo që lidhet me ndryshimet e kufijve”, ka deklaruar Osmani.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.