Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka emëruar anëtarin e ri të Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve.
Sipas zyrës për informim të Presidencës, Presidentja emëroi anëtar të ri Alban Krasniqin, i cili është aktivist i Lëvizjes Vetëvendosje dhe bashkëshorti i ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiut, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.
“Z. Krasniqi është emëruar konform propozimit të grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje dhe sipas legjislacionit në fuqi, do të shërbejë për kohëzgjatjen e mandatit të mbetur”, bëhet e ditur në komunikatë.
“Në ceremoninë e betimit para Presidentes, anëtari i ri i KQZ-së deklaroi se do t`i kryej detyrat e tij në mënyrë të ndershme, besnike, të paanshme, profesionale dhe të ndërgjegjshme”, thuhet tutje. /Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.