×
  • Lajme
  • Lajme / Video

    Presidentja Osmani: Forumi për Gratë, Paqen dhe Sigurinë, platformë për fuqizimin e roli të grave në ndërtimin e paqes

    Reporteri
    14 Prill 2024 | 19:53

    Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, në konferencën e mbajtur në Ditën të mbijetuarve trë dhunës seksuale gjatë luftës dhe mbajtjes së Forumit për Gratë, Paqen dhe Sigurinë, ka bërë të ditur se ky Forum do të bashkojë pjesëmarrës nga më shumë se 40 shtete.

    “Liderë nga rajoni dhe bota, ekspertë, akademikë, kampionë të kësaj agjende, gazetarë e përfaqësues të shoqërisë civile, do të diskutojnë për përkushtimin e paluhatur për të ndërtuar sisteme në mbështetje të të mbijetuarave të dhunës seksuale, si dhe për guximin e tyre për ta ndryshuar botën për ta luftuar stigmën dhe për ta fuqizuar rolin e tyre në luftë për drejtësi”, theksoi Presidentja Osmani.

    Më tej, Presidentja Osmani, theksoi se Forumi për Gratë, Paqen dhe Sigurinë është një platformë e dedikuar për t`i fuqizuar zërat dhe rolin vendimtar të cilin e luajnë gratë në ndërtimin e paqes, zgjidhjen e konflikteve dhe përpjekjet për rindërtim pasluftës si dhe në sektorin e sigurisë.

    “Përveç trajtimit të pasojave të luftës, ndërtimin e sistemeve për të mbështetur të mbijetuarit, fuqizimin e rolit të grave në procese të dialogut etj, në forum sivjet do të trajtohet edhe tema e sigurisë klimatike, një nga shqetësimet kryesore anë e mbanë botës, për shkak se gratë dhe vajzat janë grupi më i afektuar nga pasojat e dëmshme të ndryshimeve klimatike”, ka theksuar Presidentja Osmani.

    Në këtë kontekst, Presidentja Osmani theksoi se ky Forum duam ta përçojmë mesazhin e qartë se pa gratë dhe vajzat në vendimmarrje nuk ka paqe e as siguri të qëndrueshme.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!