×
  • Lajme
  • Lajme

    Presidentja Osmani jep detaje nga takimi me Erdoganin, thotë se pati takim shumë përmbajtësor me të

    Reporteri
    18 Qershor 2021 | 21:24

    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani e ka takuar në Antalya presidentin turk Recep Tayyip Erdogan . Thotë të kenë diskutuar për raportet e mira në mes të dy vendeve dhe mundësinë e thellimit të këtij bashkëpunimi.


    Osmani tha se e falënderoi turkun për përkrahjen e Ankarasë zyrtare për vendin tonë ndër vite

    “Në një takim shumë përmbajtësor me Presidentin Erdogan, biseduam për raportet e shkëlqyeshme ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Turqisë dhe për mundësitë e thellimit të bashkëpunimit në shumë fusha”, shkroi Osmani në Facebook.

    “E falenderova për përkrahjen e jashtëzakonshme që Turqia i ka dhënë Kosovës si dhe për mikpritjen dhe organizimin në SEECP dhe Antalya Diplomatic Forum. ?? ??”, shtoi ajo

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!