×
  • Lajme
  • Lajme

    Presidentja Osmani kërkon që organet e drejtësisë ta trajtojnë me urgjencë incidentin në Shtërpcë

    Reporteri
    06 Janar 2023 | 20:13
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani

    Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka dalur me një reagim lidhur me incidentin në Shtërpcë, ku mbetën të plagosur dy të rinj serbë.

    Presidentja Osmani e quajti akt të patolerueshëm plagosjen në Shtërpcë dhe kërkoi që autori i sulmit të përballet me drejtësinë, transmeton Gazeta Online Reporteri.net.

    “Plagosja e të rinjve 11 dhe 21 vjeçar në Shtërpcë është akt i patolerueshëm, ndaj autori duhet të vihet para drejtësisë”, thuhet në reagimin e Osmanit.

    Ajo ka kërkuar nga organet e sigurisë që të mirren urgjentisht me rastin.

    “Institucionet e Kosovës janë të përkushtuara maksimalisht që qytetarëve pa dallim etnie t’u ofrohet ambient i sigurt dhe i qetë. Të plagosurve ju dëshiroj shërim të shpejtë, ndërkaq ftoj organet e sigurisë që rastin ta trajtojne urgjentisht e sipas ligjit.”

    Ndaj këtij incidenti ka reaguar edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

    Përmes një reagimi, Kurti tha se është tejet i brengosur për plagosjen e tyre dhe se autori i sulmit do të përballet me drejtësinë.

    “E dënoj ashpër sulmin ndaj dy qytetarëve të Kosovës në Shtërpcë. Thellësisht i brengosur për plagosjen e tyre. Sipas informatave, të rinjtë 11 dhe 21 vjeçar janë jashtë rrezikut për jetë dhe ju dëshiroj shërim të shpejtë. Policia e Kosovës veçse ka arrestuar të dyshuarin i cili pa asnjë mëdyshje duhet dhe do të përballet me organet e drejtësisë”, shkroi Kurti në Facebook.

    Ai tha se njësitet do t’i vazhdojnë hetimet në lidhje me rastin, që Kurti e quajti të papranueshëm. /Reporteri.net/.

    Kurti dënon sulmin në Shtërpcë: Jam thellësisht i brengosur, i dyshuari do të përballet me drejtësinë

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!