×
  • Lajme
  • Lajme

    Kurti dënon sulmin në Shtërpcë: Jam thellësisht i brengosur, i dyshuari do të përballet me drejtësinë

    Reporteri
    06 Janar 2023 | 18:37
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti

    Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka dënuar ashpër sulmin ndaj dy të rinjve në Shtërpcë.

    Përmes një reagimi, Kurti tha se është tejet i brengosur për plagosjen e tyre dhe se autori i sulmit do të përballet me drejtësinë, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

    “E dënoj ashpër sulmin ndaj dy qytetarëve të Kosovës në Shtërpcë. Thellësisht i brengosur për plagosjen e tyre. Sipas informatave, të rinjtë 11 dhe 21 vjeçar janë jashtë rrezikut për jetë dhe ju dëshiroj shërim të shpejtë. Policia e Kosovës veçse ka arrestuar të dyshuarin i cili pa asnjë mëdyshje duhet dhe do të përballet me organet e drejtësisë”, shkroi Kurti në Facebook.

    Ai tha se njësitet do t’i vazhdojnë hetimet në lidhje me rastin, që Kurti e quajti të papranueshëm.

    Kryeministri Kurti tha se kërkon që Policia e Kosovës të angazhohet maksimalisht në mbrojtje të qytetarëve të Kosovës pa dallim.

    “Njësitet relevante do të vazhdojnë hetimet deri në zbardhjen e të gjitha rrethanave të këtij akti të papranueshëm dhe të dënueshëm.

    Dua të siguroj të gjithë qytetarët se Policia e Kosovës është e angazhuar maksimalisht në kryerjen e detyrave të saj me qëllim të mbrojtjes së jetës dhe pronës së të gjithëve pa dallim”, shkroi Kurti.

    Reagimi i plotë:

    Dy persona, njëri 11 e tjetri 31 vjeç, kanë qenë sot viktimë e një sulmi në fshatin Drajkovc të Shtërpcës.

    Policia njoftoi më herët se ka kapur të dyshuarin, i moshës 33 vjeçare dhe të njëjtit i është konfiskuar edhe mjeti me të cilin ishte në lëvizje.

    Dy të plagosurit janë jashtë rrezikut për jetë.

    “Dy të lënduarit për ndihmë mjekësore janë dërguar në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Shtërpcë dhe pas marrjes së ndihmës së parë në Shtërpcë, për tretman të mëtutjeshëm mjekësor janë dërguar me autoambulancë për në qytetine Graçanicës. Të dy të plagosurit nga informacionet që kemi janë jashtë rrezikut për jetë”, thuhet në njoftimin e Policisw sw Kosovws. /Reporteri.net/.

    Arrestohet i dyshuari për plagosjen e dy personave në Shtërpcë

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!