×
  • Lajme
  • Lajme / 8 Marsi

    Presidentja Osmani kujton gratë dhe vajzat që u shndërruan në simbol rezistence

    Reporteri
    08 Mars 2024 | 11:07

    Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, në Ditën Ndërkombëtare të Gruas, ka kujtuar ato gra e vajza që nuk janë më në mesin tonë, e të cilat u shndërruan në simbol rezistence, lufte dhe angazhimi për liri e barazi.

    Osmani, në një postim në Facebook, ka shkruar se forca, qëndrueshmëria dhe zelli i tyre për emancipim, zhvillim e barazi qëndron fort në themelet e Republikës sonë.

    “Në Ditën Ndërkombëtare të Gruas shënojmë arritjet e grave dhe vajzave dhe përpjekjet e jashtëzakonshme të tyre në Kosovë dhe kudo në botë për të drejta të barabarta. Sot kujtojmë dhe të gjitha ato gra e vajza që nuk janë më në mesin tonë, e të cilat u shndërruan në simbol rezistence, lufte dhe angazhimi për liri e barazi. Forca, qëndrueshmëria dhe zelli juaj i pashoq për emancipim të vazhdueshëm, zhvillim e barazi qëndron fort në themelet e Republikës sonë. Sot, nesër dhe çdo ditë, me ju dhe për ju!”, ka shkruar presidentja Osmani në Facebook.

    Në Kosovë, në këtë ditë të shenjtë për gratë, festohet dhe protestohet në përpjekje për të kërkuar barazi, paqe dhe drejtësi.

    Dita e Gruas u vendos fillimisht në përkujtim të demonstratës së grave punëtore në New York. Por përfundimisht, 8 marsi u vendos si Dita Ndërkombëtare e Gruas, pas tragjedisë së 25 marsit 1911 në një fabrikë po në Nju Jork, ku zjarri i rënë në një fabrikë ku punonin vetëm gra shkaktoi 146 viktima, shumica e tyre emigrante.

    Tragjedia shënoi ditën në të cilën gratë përveçse festojnë, edhe protestojnë për të kërkuar më shumë të drejta dhe barazi gjinore në të gjithë botën. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!