×
  • Lajme
  • Lajme / Video

    Presidentja Osmani në Lipjan për takime rreth zhvillimit ekonomik të vendit

    Reporteri
    18 Mars 2024 | 13:22

    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka njoftuar se është nisur drejt Lipjanit. Përmes një videoje live në Facebook-un e saj personal, Osmani tha se Lipjani është komuna më dinamike sa i përket zhvillimit ekonomik, përcjell Reporteri.net.

    Në Lipjan, njoftoi ajo, operojnë mbi 2 mijë e 500 biznese.

    Presidentja pritet të takohet me kryetarin e kësaj komune, Imri Ahmeti, me të cilin do të ketë edhe deklarim për media.

    Osmani do të takojë gra dhe të rinj, komunitete joshumicë dhe biznese të Lipjanit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!