×
  • Lajme
  • Lajme

    Presidentja Osmani në Ohër, takohet me tre emisarët për Ballkanin Perëndimor

    Reporteri
    17 Qershor 2022 | 11:37

    Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, është duke qëndruar në Forumin e Prespës që po mbahet në Ohër të Maqedonisë së Veriut. Shefja e shtetit ka takuar sot tre emisarët, amerikanin Gabriel Escobar, britanikun Stuart Peach dhe gjermanin Manuel Sarrazin.

    Osmani thotë se në këto takime e ka theksuar qëndrimin se integrimi i Kosovës dhe vendeve të tjera të rajonit në strukturat euro-atlantike është përgjigja e vetme për të parandaluar agjendën ruse dhe të satelitëve të Moskës për destabilizim dhe ndikim të keq në rajon.

    “Integrimi i Kosovës dhe vendeve të tjera demokratike të rajonit në strukturat euro-atlantike është përgjigja e vetme për ta parandaluar agjendën destablizuese dhe ndikimin keqdashës të Rusisë dhe satelitëve të saj në rajonin tonë.

    Këtë qëndrim e rikonfirmova në takime të ndara me të dërguarin e posaçëm të Shteteve të Bashkuara, z. Gabriel Escobar, të dërguarin e posaçëm të Mbretërisë së Bashkuar, z. Stuart Peach si dhe me të dërguarin e posaçëm të Gjermanisë, z. Manuel Sarrazin”, ka thënë Osmani.

    “Angazhimi i partnerëve tanë në Ballkanin Perëndimor është hapi i duhur drejt rienergjizimit të procesit integrues, i cili siguron paqen e qëndrueshme, sigurinë dhe demokracinë në rajonin tone”, ka shkruar Osmani në fund.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!