×
  • Lajme
  • Lajme

    Presidentja Osmani nesër takon kryediplomatin shqiptar

    Reporteri
    15 Janar 2024 | 23:14

    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani pret nesër në takim Ministrin për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, Igli Hasani.

    Takimi do të nis në ora 10:25, shkruan gazeta online Reporteri.net.

    Kryediplomati shqiptar sot në kufirin në Morinë u prit nga kryediplomatja kosovare, Donika Gërvalla.

    Hasani ka filluar turin e tij në rajon, ku përveç Kosovës ai do të vizitojë edhe Maqedoninë e Veriut, dhe Malin e Zi.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!