×
  • Lajme
  • Lajme

    Presidentja Osmani ngushëllon familjen Ferati pas vdekjes së djalit të tyre

    Reporteri
    24 Mars 2024 | 20:11

    Presidentja Vjosa Osmani ka ngushëlluar familjen Ferati për vdekjen e hershme të vëllait të Ilir Feratit, kryetar i Istogut.

    “Humbja e parakohshme e Triumf Feratit, djalit të të ndjerit Fadil Ferati, ish-kryetar i komunës së Istogut, si dhe vëlla i kryetarit aktual Ilir Feratit, na ka tronditur të gjithëve”, thuhet në ngushëllimin e Osmanit.

    Postimi i plotë:

    Me rastin e vdekjes së parakohshme të Triumf Feratit, Presidentja Vjosa Osmani ka ngushëlluar familjen Ferati

    Humbja e parakohshme e Triumf Feratit, djalit të të ndjerit Fadil Ferati, ish-kryetar i komunës së Istogut, si dhe vëlla i kryetarit aktual Ilir Feratit, na ka tronditur të gjithëve.

    Ju shpreh ngushëllimet më të thella familjes së Triumfit, të afërmve dhe shoqërisë!

    Në këto çaste tmerrësisht të rënda për familjen, bashkëndjej me ju dhe shpresoj të gjeni forcë në përballimin e dhimbjes duke kujtuar momentet e paharrueshme që krijuat bashkë me Triumfin.

    Shpirti i tij pushoftë në paqe! I përhershëm qoftë kujtimi për Triumfin!

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!