×
  • Lajme
  • Lajme

    Presidentja Osmani për zjarret në Rajon: Kosova qëndron gati për të ndihmuar miqtë

    Reporteri
    10 Gusht 2021 | 17:12

    Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka shprehur përkrahjen e vendit tonë për vendet e rajonit të cilat janë përfshirë nga zjarret.


    Osmani në një shkrim në llogarinë e saj në Twitter tha se pamjet nga Shqiperia, Maqedonia dhe Greqia janë zemërthyese.

    “Ndërsa zjarret e egra vazhdojnë të përhapen në të gjithë rajonin, imazhet nga Shqiperia, Maqedonia, Greqia janë zemërthyese.Mendimet tona janë me të gjithë ata që janë prekur. Kosova qëndron gati për të ndihmuar miqtë dhe partnerët tanë”, shkroi Presidentja Osmani.

    Mes tjerash, Osmani rikujtoj se zjarrfikësit dhe trupat e FSK -së mbrëmë u vendosën në Shqipëri për të ndihmuar në luftimin e zjarreve.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!