×
  • Lajme
  • Lajme

    Presidentja Osmani pranoi tetë dhurata, harxhoi 2 mijë e 300 euro për reprezentacion

    Reporteri
    05 Shtator 2021 | 19:02

    Nga Zyra e presidentes, Vjosa Osmani, kanë deklaruar se presidentja ka pranuar tetë dhurata.


    Këto dhurata përfshijnë: Galata Tower në qelq, anije me vela dhe një portret në pjatë, vazo, piktura, punime në argjend si dhe pullë postare me portretin e presidentes.

    Zyra e Presidentes nuk ka treguar vlerën monetare të këtyre dhuratave e as se kush ia ka dhuruar ato.

    Megjithatë, ata kanë bërë të ditur për Radio Evropa e Lirë se të gjitha këto dhurata do të mbesin në pronësi të Presidencës.

    Në anën tjetër, sipas të dhënave zyrtare, që nga marrja e mandatit e deri më 25 gusht, presidentja Vjosa Osmani ka harxhuar 2.300 euro për reprezentacion.

    Zyra e Presidentes ka treguar edhe darkat zyrtare për të cilat janë bërë këto shpenzime.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!