×
  • Lajme
  • Lajme

    Presidentja Osmani pret në takim ambasadorin Hovenier, diskutojnë për zhvillimet e fundit në vend dhe rajon

    Reporteri
    23 Shkurt 2023 | 18:13
    Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, pret në takim ambasadorin amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier

    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, këtë të enjte është takuar me ambasadorin e ShBA-së në Kosovës, Jeffrey Hovenier.

    Sipas njoftimit, Osmani dhe Hovenier kanë diskutuar për zhvillimet e fundit në Kosovë dhe në rajon.

    “Presidentja Vjosa Osmani ka pritur në takim të rregullt ambasadorin e Shteteve e Bashkuara të Amerikës, Jeffrey Hovenier, me te cilin, ka biseduar për zhvillimet e fundit në vend dhe rajon”, thuhet në njoftim.

    Sipas njoftimit, presidentja Osmani dhe ambasadori Hovenier gjithashtu diskutuan edhe për mundësitë e bashkëpunimit gjithëpërfshirës bilateral në fusha të interesit të përbashkët, përfshirë fushën e energjetikës, sigurisë dhe fusha të tjera.

    Njoftimi i plotë:

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!