×
  • Lajme
  • Lajme

    Presidentja Osmani pret në takim senatoren amerikane Joni Ernst

    Reporteri
    03 Korrik 2021 | 16:33

    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur në takim Senatoren Joni Ernst.


    Osmani ka postuar një fotografi nga takimi me senatoren duke shkruar se kanë diskutuar për thellimin e bashkëpunimit mes ShBA-së dhe Kosovës.

    “Kënaqësi të mirëpres Senatoren Joni Ernst nga Senati i Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Diskutuam për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve tona, e në veçanti bashkëpunimin e shkëlqyeshëm në fushën e mbrojtjes si dhe fushat e tjera”, ka shkruar Osmani.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!