Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, do të presë sot në takim Ministrin e Jashtëm të Turqisë, Mevlut Cavusoglu.
Takimi pritet të mbahet me fillim nga ora 11:00, transmeton Gazeta Online Reporteri.net.
Ky takim mbahet në kabinetin e presidencës ndërsa, pas takimit, të dy do të dalin në konferencë për media.
Kujtojmë se kryediplomati turk mbërriti të shtunën në Kosovë dhe atë e priti Ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gervalla. /Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.